Sakrifica e FHK-së dhe e FVK-së

0
Gjigandi

Deshëm apo nuk deshëm, Federata e Hendbollit e Kosovës dhe ajo e Volejbollit, bënë sakrificë deri në fund dhe vendosën që të vazhdojnë kampionatin në formë play-off-i.

Pse e quajmë sakrificë? 

Të gjitha shtetet e rajonit kanë mbyllur garat e sporteve me dorë, i kanë anuluar me një fjalë për shkak të situatës me Covid 19, ndërsa FHK e FVK sakrifikuan deri në fund dhe vendosën të vazhdojnë me play-off. Të gjtihë e dimë se vazhdimi i garave nuk ka qenë i lehtë, por një vazhdim i garave si me zor, vetëm për të nxjerrë kampionin e ri! Kjo është një sakrificë e këtyre federatave së bashku me klube, të cilat meritojnë komplimente.

E dimë të gjithë se edhe federata edhe klubet po ballafaqohen me vështirësi të shumta, fundja të nxjerrim një kampion dhe mos të shkojë huq ky edicion! Të kemi një kampion të edicionit 2019-2020. Me një qershor nis volejbolli e me 14 hendbolli.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu