Belgjika rihap sezonin me 1 gusht

0
Gjigandi

Stop kampionati, por jo finales së Kupës! Në Belgjikë, orët e fundit, kanë vendosur që të zhvillohet finalja e Kupës që do të shohë përballë Club Brugge – skuadër e shpallur kampion për këtë sezon – dhe Antwerp.

Ndeshja do të luhet në Bruksel më 1 gusht, që është data e parë e mundshme duke parë se qeveria ka ndaluar ndeshjet me dyer të mbyllura deri në 31 korrik.

Nuk do të jetë e vetmja ndeshje e Belgjikës për sezonin 2019-2020. Ndeshja tjetër do të luhet më 2 gusht dhe është ajo mes Beerschot dhe OHL, klube të divizionit të dytë.

Bëhet fjalë për ndeshjen e kthimit të playoff (e para u mbyll 1-0 për Beerschot) dhe do të dekretojë se cila skuadër do të ngjitetb në Jupiler Pro League në sezonin 2020/21.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu