Ish-trajneri i Italisë dhe Milan-it, Arrigo Sacchi, ka folur në lidhje me Kupën e Italisë të fituar nga Napoli kundër Juventus-it.
“Napoli e ka fituar me meritë Kupën e Italisë, duke mundur Juventus-in favorit”, ka thënë ai për Gazzetta dello Sport.
“Ka fituar formacioni që kishte më shumë vullnet, modesti dhe shpirt skuadre. Ndeshja nuk ka qenë emocionuese, Covid dhe ndërprerja e gjatë kanë ndikuar”.
“Juventus është paraqitur me të gjithë artilerinë të formuar nga shumë solistë dhe me një grup të pamotivuar”, ka shpjeguar Sacchi.