Plot 124 milionë euro. Kjo është shuma që përfiton Real Madridi pasi fitoi UEFA Champions League, raporton noa.al.
Në total 465 milionë shkuan në Europa League dhe 235 milionë euro shkojnë për klubet që marrin pjesë në Conference League.
Nga këto shuma, 83.3 milionë euro do të zbriten këtë sezon për të zbutur ndikimin ekonomik që Covid-i ka shkaktuar në uljen e të ardhurave.
Sa para fiton Real Madridi duke fituar Champions League?
Shumat e kampionëve janë si më poshtë:
– Çdo ekip merr 15.64 milionë euro për pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Champions League. Gjithashtu, për çdo fitore do të paguhen 2.8 milionë euro dhe për një barazim të arritur në këtë fazë 930 mijë euro.
– Klasifikimi për 1/16: 9.6 milionë euro për klub.
– Klasifikimi për çerekfinalet: 10.6 milionë euro për klub.
– Klasifikimi për gjysmëfinalet: 12.5 milionë euro për klub.
Klasifikimi për finalen: 15.5 milionë euro për klub.
Fituesi i Champions League: Merr një çmim shtesë prej 4.5 milionë euro.
Çmimet e koeficientit: UEFA rezervon gjithashtu një shumë që shkon në 600.6 milionë për ta shpërndarë sipas koeficientit të çdo skuadre, duke marrë parasysh 10 vitet e fundit.
Ai me koeficientin më të ulët do të marrë 1 137 milionë euro dhe ai me më të lartën 36.38 milionë euro. Në renditjen aktuale Real Madrid është i pari, i ndjekur nga Bayern, Barcelona dhe Atlético de Madrid.
Kjo e bën Madridin, i cili fitoi pesë ndeshje në fazën e grupeve, të marrë në total 103.8 milionë euro, të cilave do t’u shtohen edhe rreth 20 milionë eurove të tjera përmes Market Pool, shkruan marca.com që citon noa.al.