Përjashtimi apo pezullimi i përkohshëm i sporteve ruse po vazhdon.
Këtë radhë e ka rendin patinazhi.
Në fakt, Unioni Ndërkombëtar i Patinazhit (ISU) ka njoftuar se i ka përjashtuar patinatorët rusë dhe ata bjellorusë, të cilët nuk do të kenë të drejt pjesëmarrjeje në garat ndërkombëtare të sportit mbi akull.
Ky vendim vjen si rezultat i luftës që e nisi Rusia me Ukrainën.
Ekipet kombëtare të Rusisë dhe të Bjellorusisë do të ndalohen të marrin pjesë në garat e sivjetme që do të organizohen nga ISU.
Ky i fundit, përmes një njoftimi zyrtar e shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e pamohueshme për Ukrainën.
Gjithashtu, ISU-ja u shpreh e gatshme për të ndihmuar edhe në aspektin humanitar për anëtarin e saj – Ukrainën.
Njëjtë si në sportet tjera, edhe ky institucion theksoi se vendimi do të jetë në fuqi deri në një njoftim tjetër.
Paraprakisht, Rusia dhe Bjellorusia u përjashtuan nga sportet si futbolli, basketbolli, hendbolli etj.