Medalisti ukrainas rrëmben armët: Nuk iki nga vendi

0
Medalisti ukrainas rrëmben armët: Nuk iki nga vendi
Gjigandi

Janë të shumtë sportistët ukrainas që orët e fundit i janë bashkuar ushtrisë në mbrojtje të vendit nga sulmi i ushtrisë ruse.

Njëri prejt yre është notari ukrainas Mikhajlo Romanchuk, fitues i medaljes së argjendtë dhe të bronztë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Ai ka komunikuar me kolegët e tij, duke thënë:

“Nuk iki nga vendi im, dua të luftoj deri në fund”.

“Shpresojmë që ky makth të përfundojë sa më shpejt. Aktualisht lëvizim nga njëra anë e qytetit të Kiev në tjetrën, në varësi të shpërthimeve që dëgjojmë”,

tha Romanchuk.

RonaTyra

Një tjetër sportist është ish-tenisti ukrainas Sergiy Stakhovsky, 36 vjeç, ish-numri 33 në botë. Ai ka dy ditë që i është bashkuar rezervistëve. Në “Twitter” ai shkruan:

“Ka nisur dita e dytë që jam në ushtri në Kiev.

Njerëzit përreth meje janë në humor të mirë dhe morali është i lartë”/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu