Rusia pezullohet nga të gjitha garat e FIFA-s dhe UEFA-s

0
Rusia pezullohet nga të gjitha garat e FIFA-s dhe UEFA-s
Gjigandi

FIFA dhe UEFA kanë pezulluar ekipin kombëtar dhe klubet tjera ruse të futbollit nga garat deri në një njoftim të dytë.

“Futbolli është plotësisht i bashkuar këtu dhe në solidaritet të plotë me të gjithë njerëzit e prekur në Ukrainë

“, thuhet në deklaratën e përbashkët të hënën.

Të dy presidentët (FIFA dhe UEFA) shpresojnë se situata në Ukrainë do të përmirësohet ndjeshëm dhe me shpejtësi, në mënyrë që futbolli të mund të jetë sërish një vektor për unitetin dhe paqen mes njerëzve

RonaTyra

“, thuhet mes tjerash në deklaratë, shkruan CNN.

Menjëherë pas këtij njoftimi të përbashkët, UEFA tha se i ka dhënë fund partneritetit me kompaninë shtetërore ruse të energjisë, Gazprom, në të gjitha garat, vendim ky që hyri në fuqi menjëherë.

UEFA e bëri njoftimin të hënën, duke thënë: “Vendimi mbulon të gjitha marrëveshjet ekzistuese duke përfshirë UEFA Champions League, garat e ekipeve kombëtare të UEFA-s dhe UEFA EURO 2024”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu