Rrumbullaku vizitë pune në Itali; qëllim forcimi i bashkëpunimit policor

0
Gjigandi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka bërë një vizitë pune sot në Itali. Qëllimi i kësaj vizite ka qenë forcimi i bashkëpunimit policor dypalësh dhe luftën kundër të gjitha kërcënimeve më të rëndësishme kriminale që prekin të dyja vendet.

Takimi erdhi si rezultat i takimit të fundit të zhvilluar më 13 janar, mes ministrave të Brendshëm Piantedosi dhe Bledar Çuçi. Operacioni i fundit i realizuar me sukses mes vendeve ishte ai i anijes me qindra mijëra litra naftë kontrabandë që u kap në Durrë.

Takimi u hap me përshëndetjen e ambasadorit italian në Shqipëri Fabrizio Bucci dhe të ambasadores së Republikës së Shqipërisë në Itali, Anila Bitri Lani, të cilët vlerësuan nivelin e bashkëpunimit policor të arritur mes dy vendeve.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku theksoi nevojën e rifreskimit të vazhdueshëm të strategjive kundër krimit, për t’i përshtatur ato me kërcënimet globale të cilat ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme.

“Ndihem krenar dhe tejet i privilegjuar që me homologët e Policisë italiane dhe të agjencive të tjera ligjzbatuese, takohemi si miq, si bashkëpunëtorë të barabartë të të njëjtit front lufte.

RonaTyra

Sot ulemi krah për krah njëri-tjetrit, me punë konkrete, për punë konkrete, me shifra dhe evidenca që flasin qartë dhe tejet pozitivisht për sa kemi bërë dhe që na motivojmë për gjithçka çfarë mund të bëjmë. Krimi i organizuar, trafikimi i qenieve njerëzore dhe i lëndëve narkotike, terrorizmi, krimi ekonomiko-financiar dhe së fundi krimi kibernetik, tashmë me përmasa globale, nuk janë më as fenomene dhe as shqetësime brenda kufijve të një shteti.

Shpreh bindjen time dhe të organizatës që unë drejtoj se, duke vijuar punën e përbashkët në të ardhmen, do të kontribuojmë për të bërë të mundur që në të dyja vendet tona dhe jo vetëm, të jetë gjithmonë e më e vështirë të mbijetojnë shkelësit e ligjit dhe gjithmonë më e lehtë dhe komode, për të jetuar dhe prosperuar qytetarët e ndershëm” – u shpreh Rrubmullaku.

Pjesa qendrore e takimit iu kushtua planifikimit të formimit policor. Në këtë fazë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kërkoi mbështetjen e Policisë së Shtetit italian, për identifikimin e kritereve të përzgjedhjes për aksesin në karrierën policore, për përgatitjen e programeve të trajnimit të nivelit bazë dhe të dytë, si dhe për forcimin e bashkëpunimit mes dy akademive të Policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu