‘Rrugorja’ në aksion/ “Tapë” në timon dhe tentativë korrupsioni, procedohen 30 shoferë, pezullohen 323 patenta

0
Gjigandi

Policia Rrugore në Tiranë ka bërë bilancin e javës së fundit.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, policia njofton se janë vënë në pranga dhe proceduar penalisht 30 shoferë, ndërkohë që janë pezulluar 323 leje drejtimi.

Lejet e drejtimit janë pezulluar për shkak te drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Tiranës

Union Contact

Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, në kryeqytet, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Vëmendje e veçantë gjatë kësaj jave i është kushtuar drejtuesve të motomjeteve, të cilët gjatë qarkullimit në kushtet e erresirës, nuk përdorin jelekun fosforeshent, si dhe ndaj drejtuesve të mjeteve që kryejnë gara shpejtësie, të cilët janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës goditi 9 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera.

30 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

323 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë verifikuar dhe proceduar 143 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të jelekut fosforeshent në kushtet e errësirës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu