Kryedemokrati Lulzim Basha tha se do Partia Demokratike do të kërkojë mocion me debat për të vendosur në presion qeverinë pas rritjes së çmimit të naftës.
Në një deklaratë për mediat përpara nisjes së mbledhjes së Grupit Parlamentar në PD, Basha tha se do të bëjë këtë propozim, me qëllim zbutjen e krizës.
Sipas tij, ka dy mënyra për të përballuar situata të tilla, një është subvencionimi nga shteti, ndërsa tjetra është për të mbajtur nën fre çmimin.
“Ka dy mënyra për të përballuar situata të tilla, një është subvencionimi ndërsa tjetra është për të mbajtur nën fre çmimin. Kjo e dyta bëhet përmes heqjes së taksës Rama. Uljen e taksave të tjera. Maqedonia e Veriout po e bën këtë. Dy javë më parë i kam bërë thirrje, tani jemi në mes të kësaj krize që nuk dihet se çfarë do të ndodhë më vonë. Një nga propozimet është të kërkoj mocion me debat për të vendosur në presion qeverinë”
– tha Basha.