Rritja e çmimit të naftës ka kapur majat ditët e fundit. Por përveç naftës rritje kanë pasur edhe produkte të tjera. Lidhur me këtë situatë kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë duke njoftuar se qeveria do të krijojë një Komitet të Posaçëm ndërministror për përballimin e pasojave që po sjell lufta e Rusisë me Ukrainën.
Rama u shprehe se Shqipëria nuk po preke nga kërcënimi i luftës por nga kërcënimi ekonomik që po sjell pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
Sipas Ramës çmimi i naftës nuk varet nga qeveria por nga tregu dhe sipas tij është super i ndjeshëm ndaj të gjitha krizave dhe sidomos ndaj një lufte.
“Kryeministria – Impakti i luftës së Rusisë ndaj Ukrainës e vendeve të NATO-s, mbi çmimet e energjisë dhe naftës, Rama mban konferencë për mediat.”
“Po krijojmë një komitet të posaçëm ndërministror për përballimin e pasojave të luftës. Ne nuk jemi në kushte e një kërcënimi ushtarak por si të gjitha vendet e tjera të NATO-s edhe më gjerë, për kërcënimin ekonomik, pas daljes nga binarët të normalitetit të kostove për mallrat e konsumit”,
tha Rama.