Rritet bilanci i viktimave ne Japoni, shkon ne 70 numri i tyre

0
Gjigandi

Shkon në 70 bilanci i viktimave për shkak të tajfunit Hagibis, i cili goditi Japoninë qendrore dhe lindore në fund të javës së shkuar. Të dhënat e fundit të televizionit publik Nhk përfshijnë të paktën edhe 16 të humbur dhe numri i të vdekurve është i destinuar të rritet, në ditët e ardhshme, sipas autoriteteve qeveritare. Kërkimet vazhdojnë ende në një zonë që duket e paralizuar në 19 prefektura, sipas njoftimeve të dhëna nga ministri i infrastrukturës. Argjinaturat e 47 lumenjve janë shembur në rreth 66 zona të ndryshme dhe dimensionet e shkatërrimit mbeten akoma shumë të vështira. Numri i banesave pa energji elektrike ka shkuar nga 520 000 që ishte në fillim në 34 000, megjithatë shkëputje të energjisë ka ende, raporton ministri.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu