Nga testimet që janë bërë, në qytetin e Gramshit janë konfirmuar 4 raste të infektuar me koronavirus.
Sipas informacioneve, 4 rastet janë kontakte të 8 punonjësve të policisë dhe 4 mësuesve të konfirmuar me Covid në këtë qytet.
Shifrat priten të zyrtarizohen në përditësimin e nesërm nga Ministria e Shëndetësisë.
Fatkeqësisht sot 4 pacientë të infektuar me covid nuk e fituan betejën duke ndërruar jetë, ndërkohë që janë shënuar 132 raste të reja.