Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Qerretit, shpëtohen dy vajza

0
Gjigandi

Pushimet për pak do ishin kthyer në tragjedi për dy vajza në plazhin e Qerretit në Kavajë. Vajzat të moshës 10 dhe 15 vjeç kanë qenë duke u larë në det kur kanë kërkuar ndihmë pasi po mbyteshin. Ato janë shpëtuar në kohë nga policia.

Për disa minuta pushuesit në plazh kanë përjetuar një situatë të frikshme, por që fatmirësisht vajzat u shpëtuan në kohë dhe janë dërguar në spitalin e Durrësit dhe janë jashtë rreziku për jetën.

Për shkak të ngjarjes ka pasur prezencë të shtuar të forcave të policisë në zonë.

Kjo ngjarje sjellë në vëmendje edhe njëherë problematikat e plazhit, ku mungesa e rojave të plazhit dhe kullave të vrojtimit duhet të jenë prezente, pikërisht për të shpëtuar jetë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu