Rrezikoi të mbytej teksa lahej në Liqenin Artificial, shpëtohet 65-vjeçari

0
Gjigandi

Një 65-vjeçar është shpëtuar nga mbytja, pasi rrezikoi jetën teksa lahej në Liqenin Artificial në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:00. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se është nxjerrë nga Liqeni Artificial shtetasi me inicialet Gj. C., 65 vjeç, i cili gjatë kohës që ka qene duke u larë, ka rrezikuar te mbytej.

Ky shtetas është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu