Rruga e Arbrit është rihapur pas më shumë se 15 orësh, vetëm në një një sens kalimi.
Prej mesditës së të dielës qarkullimi ishte bllokuar për shkak të shembjeve të dherave në afërsi të tunelit në Murrizë të Xibrit në Bashkinë e Klosit.
Një masiv i madh dheu u shemb pak metra larg hyrjes së tunelit, duke bllokuar totalisht qarkullimin e automjeteve në drejtim të Tiranës dhe qyteteve të Qarkut Dibër.
Mësohet se pas një pune prej më shumë se 20 orëshe rruga u hap në një sens lëvizjeje.