Pa kurrfarë pendese dhe pas asnjë mërzitje në fytyrën e saj, Marsida Qatja ka dhënë për gazetarët, dëshminë e saj rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës.
Nëna e tre fëmijëve u shpreh se e gjitha ngjarja u zhvillua në sy të djalit të saj 2-vjeçar, po sipas të cilës e vetmja që e ka përjetuar të gjithë ngjarjen është ajo.
Marsida Qatja u shpreh se Bledar Toçi kishte ardhur në ndihmë të saj, pas përndjekjes, pasi vetë ajo nuk kishte besim që ta denonconte Haxhollin, që ishte një person i rrezikshëm.
‘Nuk kam pasur as të dashur as lidhje, thjesht më kërcënonte. Mora Bledin dhe ndenji me ne dhe shoku im Xhulio që Bledi të mos ishte vetëm. Agjensia është e imja, motra nuk ka asnjë lidhje me këtë biznes.
E kam lejuar disa herë që të pinte kafe në biznesin tim, se më thoshte që ishte në kërkim, ndoshta ky ka qenë dhe gabimi im, se nuk jam as mirë nga mendja. Bledari dhe unë jemi shok, nuk takoheshim shpesh, e mora unë në telefon dhe më tha që do më ndihmonte. Xhuljo është një çun i urtë, është një komshiu im këtu. Me burrin ende nuk kam komunikuar, djali 2-vjeçar e pa të gjithë ngjarjen, gjakun”.
Djalin e vogël e kam te mami, të madhin e kam këtu, unë kam bërë deklaratën në prokurori, kam thënë që Dritani na kërcënonte. Po të kisha marrëdhënie me Dritanin apo Bledarin nuk i merrja të gjithë në shtëpi, unë jam vajzë që di të dalë nga situata.
Bledari ka folur ashtu si kam folur dhe unë, nuk kemi pasur asnjë lloj marrëdhënie. Më vjen keq për dëshmitë e rreme. Më vjen keq për njeriun që iku, por e kërkoi vetë, kam qenë unë që e kam qetësu se ka ardhur dhe na ka kërcënuar dhe herë të tjera.
Ai ka vrarë dy policë në Greqi, i ka hedhur nga kati i 14, doja që të merrja policinë në telefon, po se mendova që gjëja do të shkonte kështu. Në momentin që e pashë se më shtynte dhe më kapte prej flokësh, ia thashë dhe shoqeve të mija, kisha frikë që ta denoncoja, se do rrinte 6 muaj brenda, do dilte dhe ne do vdisnim të gjithë.
Pjesën e burrit e vuaj shumë, fëmijët janë shumë mirë, e vetmja që po e përjeton jam unë, as nuk bëmë plan dhe as nuk kishim ndërmend që ta vrisnim
Bledari duhet të ngrihet në detyrë, se Dritani kërkoi që të vriste dhe fëmijën tim, aty iu bllokua arma, kur donte që të vriste fëmijën tim, aty reagoi Bledari’.