Incidenti i djeshëm në Kuvend/ Sali Berisha: Edi Rama keqpërdori Alibeajn në mënyrë të pamëshirshme

0
Incidenti i djeshëm në Kuvend/ Sali Berisha: Edi Rama keqpërdori Alibeajn në mënyrë të pamëshirshme
Gjigandi

“Dua të sqaroj se çfarë ndodhi dje. Në një kurth banal, Edi Rama për të më privuar nga e drejta e replikës, për diskutimin e tij keqpërdori Enkelejd Alibeajn për të dytën herë në mënyrën më të pamëshirshme. Ai gjatë fjalimit të tij përmendi emrin tim me dhjetëra herë dhe rregullorja e Republikës përcakton të drejtën e replikës që ushtrohet menjëherë pas folësit.

Vetëkuptohet që e drejta për replikë më takonte mua. Ai nxori me vrap veglën e tyre të bllokojë platformën që unë të mos flas. Jue patë, ndërhyri Taulant Begoja, haptas në mbrojtje të një njeriu të keqpërdorur. Fjala i takonte Sali Berishës por për të mbrojtur padronin e tij do e merrte ai fjalën dhe shkoi zuri vendin tim.

Meqë jemi këtu dua të sqaroj se kjo nuk ishte hera e parë, para një muaji në mënyre të neveritshme u përsërit i njëjti skenar. Unë e kalova mendova se ky njeri do e kuptojë por kur e bëri dje duhet ët jepja përgjigje.

Ajo e di që pas folësit kanë radhën replikuesit dhe jo diskutanti, kurse kryetarja në të dy rastet mbajti qëndrim kundër rregullores”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu