Mario Balotelli ka rrëfyer se ka qenë afër transferimit te Juventus pas largimit nga Manchester City.
Sulmuesi italian ka veshur fanellat e shumë skuadrave përgjatë karrierës së tij, teksa këtë sezon paraqitet në radhët e Brescias.
“Adriano Galliani më donte mua te Milan. Pas kohës te Manchester City unë isha duke shkuar te Juventus, por pastaj Galliani hyri në këtë rrugë dhe kur dëgjova që Milan ishte përfshirë, unë e humba atë”, ka deklaruar Balotelli.
“Siç e dini, unë jam një tifoz i Milanit, kështu që ndoqa zemrën time. Në atë kohë, Milan ishte i shtati apo i teti në tabelë, kështu që do të ishte më e zgjuar të shkoja te Juventus, por unë e kam Milanin në zemrën time”.
“Për të qenë i sinqertë, unë e dua edhe Interin gjithashtu. Juve do të ishte një zgjidhje praktike dhe mendova për këtë, por pastaj unë zgjodha me zemrën time”.