Sipas MeteoAlb: Kthjellimet dominojne motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet grumbullim i vranësirave konvektive duke gjeneneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit. Po ashtu, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në Ultësirën Perëndimore ndersa bëhen më të dukshme vranësirat në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore duke sjellë shira të përkohëshëm.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C.
Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi perëndimor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet det dallgëzim mbi 3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Gadishulli Apenin si edhe ishujt Britanikë do të jenë mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke sjellë vranësira dhe shira në formë shtërngatash. Po ashtu, Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre mbeten me vranësira dhe shira të dobët. Ndersa; Gadishulli Skandinav, Europa Lindore dhe pjesërish Ballkani mbizoterohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare.
Republika e Kosovës
Pjesa e parë e ditës do të sjellë në Kosovë mbizotërim të motit të kthjellët në pothuajse të gjithë territorin. POR gjatë pasdites parashikohet grumbullim i vranësirave në zonat kufitare me shqipërinë duke rrezikuar momente me pika shiu. Ndersa; pjesa tjetër e kosovës vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta.
Maqedonia e Veriut
Vlerat e larta barike do të diktopjnë kushtet e motit në territorin e MV për gjatë gjithë 24_orëshit duke sjellë kthjellime dhe vranësira të lehta. Pasditja do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave ku në zonat perëndimore dhe jugperëndimore do të gjenerojne shira të dobët.