Gjykata e Apelit të Torinos konfirmoi dënimin me burgim të përjetshëm për Gaia Russo dhe partnerin Nicolas Musi për vrasjen e Leonardos së vogël, fëmijë 2-vjeçar që vdiq më 23 maj 2019 për shkak të rrahjes.
Siç raporton La Stampa Novara gjyqtarët konfirmuan dënimin e dhënë nga Gjykata më 26 mars 2021.
Avokatët mbrojtës kishin kërkuar të rivlerësonin provat dhe synonin lirimin e të akuzuarve. Në veçanti, Gaia kërkoi një pafajësi duke pretenduar se kishte qenë viktimë e dhunës psikologjike dhe se e donte djalin e saj.
Nga ana tjetër Nicolas kishte mohuar përfshirjen e tij, duke thënë se fëmija kishte vdekur teksa ndodhej në një dhomë tjetër.
Rindërtimi
Sipas rikonstruksionit të hetuesve dhe miratuar nga gjyqtarët, në maj 2019, Leonardo u rrah për vdekje nga Musi, me nënën e tij që kishte dhënë kontributin e saj moral në vrasje. Gruaja ka mbuluar edhe partnerin e saj kur djali ka shfaqur shenja të rrahjes.
Autopsia konstatoi se vdekja e fëmijës kishte ardhur si pasojë e një goditjeje të fortë në bark, e cila kishte sjellë hemoragjinë e mëlçisë.
Si pasojë e hemoragjisë, foshnja ndërroi jetë.
Në trupin e vogël, mjekja konstatoi mavijosje pothuajse kudo, në kokë, gjoks, shpinë, madje dhe në organet gjenitale.
Fillimisht në spital të dy kishin thënë se Leonardo kishte rënë nga krevati, por më pasvdekje kishin përfunduar duke akuzuar njëri-tjetrin.