Detaje/ Kishte vetëm 3 ditë që ishte ndarë nga gruaja, si vdiq pronari i hotelit në Divjakë

0
Gjigandi

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur mesditën e sotme ku një përson humbi jetën në një dhomë hoteli.

60-vjeçari i cili ndërroi jetë pasi u asfiskua në dhomën e hotelit që ai kishte në pronësi në Divjakë, kishte vetëm 3 ditë që ishte ndarë nga gruaja.

Dyshohet se ai ka konsumuar alkool në sasi të madhe dhe më pas ka ndezur cigaren. Në katin e katërt të hotelit të tij në papafingo, e ka zënë gjumi me cigare në dorë e cila ka ndezur dyshekun dhe mesa duket flaka ka sjellë djegien komplet të trupit te tij.

Kanë qenë familjarët e tij që e gjetën të djegur 60-vjeçarin pasi ky i fundit nuk përgjigjej në celular.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu