Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani dhe ai i Shqipërisë, Marash Kumbulla, kthehen pa pikë nga Brescia.
Skuadra e Brescias shënon fitore minimale me rezultat 2:0 në duel me Veronën, në takimin e javës së 30-të të Serie A.
Rrahmani e Kumbulla u paraqitën standardë por nuk ia dolën që të kthehen me një pikë.
Papetti në minutën e 52-të dhe Donnarumma (90+2′) shënuan për fitoren e vendasve.
Brescia është në vend të 19-të me 21 pikë dhe Verona e teta me 42 sosh.