Në zyrën e Lushnjes ku aplikohet për pasaporta, puna nuk nisur fare ditën e sotme, duke lënë njerëzit në pritje. Një qytetare njofton në “Ti raporton” (+355 69 313 1311) në Top Channel se radha e aplikuesve ka nisur që në orën 08.00, ndërkohë që askush nuk ka hyrë për të vijuar me procedurat. Qytetarëve u është thënë se shkak për këtë bllokim është bërë mungesa e formularëve të aplikimit që duhet të vijnë nga Policia e Lushnjes. Nëna me fëmijë dhe emigrantë po presin prej gjashtë orësh në derën e kësaj zyre, ndërkohë që asnjë lëvizje nuk është bërë prej autoriteteve.