Gazetari britanik Nick Wallis ka shpërndarë pamjet e radhëve për të hyrë në gjykatën e qarkut Fairfax në Virginia, ku po zhvillohet gjyqi për shpifje i Johnny Depp kundër ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard.
Në një video të publikuar përreth ndërtesës mund të shihen radhët e qytetarëve që shpresojnë të dëshmojnë në gjyq.
Sipas
The Washington Post
, 100 spektatorë mund të fitojnë të drejtën për të marrë pjesë çdo ditë në seancë, ndërsa disa madje ofrojnë të paguajnë për byzylykët e dikujt tjetër në mënyrë që ata të mund të jenë pjesëmarrës.
E hëna shënon fillimin e javës së tretë në gjyqin Depp kundër Heard dhe ditën e fundit të marrjes në pyetje të aktorit për këtë rast.
Welcome to the longest queue so far outside Fairfax County Court, Virginia for the beginning of Week 3 of DeppvHeard. Johnny Depp’s cross-examination is expected to conclude today. pic.twitter.com/50WJgZ3Zbg
– Nick Wallis (@nickwallis) April 25, 2022
Ylli i “Pirates of the Carribean” e ka paditur aktoren – me të cilën u shkurorëzua në vitin 2016 – për shpifje për shkak të një tregimi të publikuar në vitin 2018, ku ajo la të kuptohej se ai e kishte abuzuar me të.
Depp kërkon 50 milionë dollarë dëmshpërblim për një kolumne që pretendon se ka ndikuar drejtpërdrejt në karrierën e tij në Hollywood.
Heard, nga ana tjetër, ngriti një kundërpadi, duke e akuzuar aktorin për gjoja orkestrimin e “fushatave shpifëse” kundër saj dhe duke e përshkruar padinë si një vazhdimësi të “abuzimit dhe shqetësimit. Ajo kërkon 100 milionë dollarë dëmshpërblim, si dhe imunitet nga pretendimet e Depp.
Hamshori hollivudian dëshmoi për një fëmijëri traumatike me një nënë të dhunshme, duke pretenduar se marrëdhënia e tij me Heard e reflektonte këtë. Ai gjithashtu e akuzon atë për keqtrajtim ndaj tij.
Gjyqi i profilit të lartë, i cili aktualisht transmetohet drejtpërdrejt në
Court TV
, ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme në rrjetet sociale që prej fillimit të tij më 19 prill, madje ka shkaktuar edhe prodhimin e gjësendeve të ndryshme me motive gjykimi. /
abc24.al
/