Roth: Ballkani Perëndimor në qendër të angazhimit gjerman

0
Gjigandi

Ministri i shtetit pranë Ministrisë së Jashtme gjerman Michael Roth deklaroi se gjatë presidencës së BE-së Gjermania do të angazhohet për Ballkanin Perëndimor dhe sidomos për të ardhmen e brezit të ri në Ballkan.

Bashkimi Evropian duhet të jetë më i zjarrtë dhe emocional dhe të mos krijojë përshtypjen se është thjesht një grumbull teknokratësh, thotë zyrtari I lartë gjerman, I cili sqaroi në një intervistë për DW se BE-ja po e mbështet tani rajonin në luftën kundër pandemisë me 3.3 miliardë euro, por gjatë presidencës gjermane do të jenë në rend të ditës edhe tema të tjera që lidhen me Ballkanin Perëndimor. Ai e theksoi qartë angazhimin e vendit të vet për zgjerimin.
“Ballkani Perëndimor nuk është ndonjë oborr i çfarëdoshëm i Bashkimit Europian. Ai është oborri ynë i brendshëm dhe i shërben interesave tona. Do të zhvillojmë një konferencë për të ardhmen e brezit të ri në Ballkanin Perëndimor.Ky rajon do të arrijë prosperitet dhe stabilitet vetëm nëse Bashkimi Europian merr përsipër më shumë përgjegjësi”, u shpreh Roth.
Pas bllokimit në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ministri i shtetit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, tha se është i “ lumtur që është tani shfaqur një dinamikë e re edhe me përfaqësuesin special Lajçak.”

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu