Ronela Hajati u përgjigjet kritikëve rreth veshjes në Eurovision: Më pëlqeu shumë si jam dukur

0
Ronela Hajati u përgjigjet kritikëve rreth veshjes në Eurovision: Më pëlqeu shumë si jam dukur
Gjigandi

Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati, është kritikuar në masë të madhe për paraqitjen në “Eurovision 2022”.

Ajo ka bërë hapjen e festivalit muzikor me këngën “Sekret”, ndonëse e ndezi publikun që e duartrokitën gjatë tërë kohës.

Megjithatë, ajo u përfol për dukjen e ekzagjeruar dhe për gjestet që bëri gjatë performancës.

Ronela Hajati (Foto: Instagram)

RonaTyra

Madje, shumë nga njerëzit e cilësuan se ishte një nga arsyet që nuk u kualifikua për finalen e së shtunës (14 maj).

Lidhur me veshjen një reagim për herë të parë e ka bërë vet Ronela, ku thekson se i ka pëlqyer se si është dukur.

“Ore shqipe, po na këndoni ndonjë këngë tjetër të Eurovision apo vetëm timen keni qejf? Ca të mil që jeni. Në fakt mua më shumë më pëlqeu si u duka. Si shpirt”, tha ajo.

“Shqipe deri në vdekje. Askush nuk të do sa shqipet”, vazhdoi më tej 32-vjeçarja.

Ronela duhet vënë në pah që nuk kaloi në finale dhe se kishte grumbulluar vetëm gjashtë pikë nga juria.

Dhjetë vendet që arritën të kualifikohen në finale ishin: Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia dhe Holanda.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu