Pas eksperiencës dhe pjesëmarrjes në Eurovision, Ronela Hajati iu është rikthyer angazhimeve të tjera profesionale.
Këngëtarja nga Shqipëria ka postuar së fundmi disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram përmes të cilave ka treguar se është duke punuar në projekte të reja muzikore.
Ronela shihet në një studio e veshur me një këmishë dhe bluzë të bardhë të cilën e përshtati me xhinse dhe atlete, ndërsa thotë se e pret shumë punë përpara.
Foto: Ronela Hajati/Instagram
“Do të punoj kaq shumë këtë vit, saqë kur të jem me pushime, do ta hedh telefonin në fund të oqeanit”, ka shkruar Ronela në mbishkrimin e postimit.
Ndërkohë, rikujtojmë që Ronela ishte përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision këtë vit me këngën Sekret”.
Foto: Ronela Hajati/Instagram
Artistja e njohur pavarësisht performancës elektrizues që dha në skenë nuk arriti të kaloi në finale e madhe të festivalit.
Ndërkohë, mbetet të shihet se çfarë po përgatit këngëtarja që tashmë ka paralajmëruar se po punon në disa projekte.
/abc24.al/
Foto: Ronela Hajati/Instagram