Javën që lamë pas u mbajt Eurovision 2022, fitues i të cilit u shpall grupi Kalush Orchestra nga Ukraina.
Përfaqësuese e Shqipërisë në këtë edicion ishte këngëtarja Ronela Hajati me këngën “Sekret” që u eliminua në natën e parë gjysmëfinale duke humbur mundësin për të kaluar në finale e madhe të së shtunës së 14 majit.
Perfomanca e Ronelës pavarësisht eliminimit mori vëmendje të madhe ndërsa po vazhdon të komentohet, e për këtë ka reaguar sërish këngëtarja.
Foto: Ronela Hajati/Instagram
Përmes një postimi në Instagram, Ronela i ka quajtur ‘opinionistë të kalbur’ reagimet për pjesëmarrjen e saj në Eurovision.
“Po paskeni qenë të vdekur për t’u kapur me mua.Opininonistë të kalbur siç e keni mendjen dhe shpirtin.Turp!”, ka shkruar Ronela.
Foto: Ronela Hajati/Instagram
Ndërkohë, së fundmi Ronela ka dhënë edhe intervistën e parë që pas eliminimit nga Eurovision, në “A live night” ajo u shpreh se asnjëherë nuk ka marrë një çmim të parë në festival, deri dhjetorin e kaluar kur fitoi Festivalin e RTSh-së.
Në anën tjetër, Hajati tashmë ka nisur punën për projekte të reja muzikore që pritet të lansohen së shpejti. /
abc24.al/
Foto: Ronela Hajati/Instagram