Romagnoli humb sezonin shkaku i lëndimit?

0
Gjigandi

Kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli ka pësuar një dëmtim të muskulit dhe mund të humbasë pjesën tjetër të sezonit në Serie A.

Mbrojtësi italian u lëndua gjatë fitores 2-1 të Milanit kundër Sassuolos në ndeshjen e javës së 35-të në Mapei Stadium.

Romagnoli është vendosur të humbasë ndeshjen e radhës kundër Atalantas të premten, por duket se do të jetë jashtë për tre ndeshjet e mbetura të sezonit të Milanit.

Trajneri Stefano Pioli, i cili është konfirmuar të mbetet në krye deri në qershor të vitit 2022 do te ketë mungesa tjera gjithashtu.

Mesfushori Ismael Bennacer dhe mbrojtësi Theo Hernandez gjithashtu do të t’i mungojnë Milanit shkaku i kartonëve.

RonaTyra

“Romagnoli kishte një problem muskulor që pothuajse me siguri do ta lërë jashtë për ndeshjet e mbetura”, ka thënë fillimisht Pioli për Milan TV.

“Më vjen shumë keq sepse ne po luanim mirë dhe Alessio kishte luajtur të gjitha minutat e kampionatit me cilësi”, përfundoi trajneri italian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu