Roma po vëzhgon tregun anlgez për merkaton e verës

0
Gjigandi

Pasi mori Mkhitaryan dhe Smalling verën e kaluar, Romës duket se i ka “lezetuar” tregu anglez dhe po përgatitet të afrojë të tjerë futbollistë nga Premier League, e këshilluar edhe nga njeriu afër presidentit Pallotta, Franco Baldini.

Kështu në fokusin e verdhekuzve është afrimi i njërit mes mbrojtësit belg Jan Vertonghen dhe atij kroat Dejan Lovren, emra këta me mjaft eksperiencë në arenën europiane dhe që janë gati të ndërrojnë ambient.

Vertonghen ka refuzuar ofertën e Tottenhamit për të rinovuar dhe mund t’u bashkohet verdhekuqve me parametra zero, por më parë Baldini do të duhet të mposhtë konkurrencën e Interit dhe klubeve të tjera që interesohen për shërbimet e tij.

Nga ana tjetër Lovren ka luajtur shumë pak te Liverpool dhe është gati të largohet nga kampionët në fuqi të Europës, gjithmonë nëse paguhet një shifër prej 7-8 milionë eurosh, aq sa vlerësohet kartoni i tij në treg.

Përveç mbrojtësve, Baldini e Petrachi po studiojnë përforcime nga Anglia edhe për repartin e sulmit, ku kanë avancuar negociatat me spanjollin e Chelseat Pedro, një tjetër futbollist në skadencë kontrate që mund të transferohet falas në kryeqytetin italian.

RonaTyra

Emri tjetër është ai i Moise Kean, sulmuesi italian në pronësi të Evertonit, por që nuk është përshtatur si duhet në Premier League dhe disa herë ka pranuar se do të mirëpriste një rikthim në Serinë A, kampionat ku edhe spikati fillimisht me Veronën e më pas me Juventusin.

Edhe Kean ndiqet nga disa klube të tjera italiane, por do të preferonte një transferim në Romë, ku do të gjente në skuadër edhe shokun e tij të ngushtë, fantazistin e verdhekuqve Nicolo Zaniolo, me të cilin ka luajtur edhe në ekipet e moshave, por edhe në kombëtaren e madhe të Italisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu