Roma marrëveshje me Barcelonën

0
Gjigandi

Roma dhe Barcelona janë dy skuadra që kanë marrëdhënie shumë të mira me njëra tjetrën.

Dy ekipet e mëdha evropiane së fundmi kanë bashkëpunuar në janar kur Carles Perez u transferua te Roma për 13 milionë euro.

Tani drejtuesit e dy skuadrave janë në bisedime përsëri, pasi Roma po synon afrimin e dy lojtarëve të Barcelonës.

Fjala është për mbrojtësin e majtë Junior Firpo si dhe qendërmbrojtësin francez Jean-Clair Todibo i cili aktualisht është i huazuar te Schalke 04.

Giallorosët janë të gatshëm të bëjnë një ofertë prej 20 milionë euro për spanjollin Firpo për një transferim të përhershëm në Olimpico.

RonaTyra

Firpo shihet si lojtari ideal për skemat e Fonsecas, pasi Aleksander Kolarov pritet të largohet nga kryeqyteti italian.

Ndërkohë sa i përket mbrojtësit francez Todibo, Roma është gati t’i ofrojë pesë milionë euro për huazimin e tij një vjeçar.

Gjithsesi Giallorosët duan ta kenë edhe klauzolën e blerjes përfundimtare në verën e vitit 2021 për 20 milionë euro të tjera.

Duke parë marrëdhënien e shkëlqyeshme të dy klubeve, është mëse e mundshme që dy mbrojtësit e talentuar nga edicioni i ri t’i shohim me fanellën e Romës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu