Këngëtarja e njohur nga Maqedonia, Altuna-Sejdiu – Tuna, kishte ndarë rrugët me muzikantin Patris Berisha, me të cilin ka dy fëmijë.
Megjithatë, kjo temë u rikthye sërish gjatë këtij viti dhe u raportua se dyshja jan bashkë në bazë të disa postimeve që u panë në rrjete sociale.
Robert Berisha, i cili po ashtu ka qenë i përfshirë në marrëdhënien e Tunës dhe Patrisit, ka treguar në Top Albania Radio se ata jetojnë bashkë.
Robert Berisha (Foto: Instagram)
“Ata jetojnë bashkë, kanë dhe fëmijën e dytë që kishte ditëlindjen tani afër. Jetojnë në Shkup. Patrisi udhëton dhe ata janë bashkë, përderisa ai jeton në Shkup ata duhet të jenë bashkë”, tha ai.
“Për më shumë të kishte dhënë përgjigje më mirë Tuna se ka kohë pa dalë në intervista, të japë përgjigje për jetën e vetë personale”, vazhdoi më tej artisti.
Patrisi dhe Tuna (Foto: YouTube)
Roberti në një intervistë dhënë më parë tha se nuk komunikon me Tunën, ndonëse për të vëllanë dhe fëmijët është në gjendje të japë edhe jetën.
Pas ndarjes nga Nora, Berisha mes tjerash zbuloi se ka nisur një lidhje të re dashurie me një vajzë të quajtur, Laureta.
/abc24.al/