E ardhmja e Philippe Coutinho vazhdon të jetë në pikëpyetje.
Ikona braziliane e futbollit, Rivaldo, ka folur lidhur me të ardhmen e Philippe Coutinho.
Coutinho nuk ka pasur sukses te skuadra e Barcelonës, por nuk gjeti veten as në huazimin te Bayern Munich.
Tashmë, e ardhmja e brazilianit është në pikëpyetje, derisa ai vazhdon të lidhet edhe me Chelsea. Kishte zëra se londinezët kanë terhequr interesimin e tyre, pas lëndimit të lojtarit, por një gjë e tillë nuk qëndron, sipas Rivaldo.
“Chelsea janë favoritët për nënshkrimin e Coutinho, dhe unë nuk besoj se ata do të tërheqin interesimin e tyre, përkundër lëndimit”, ka thënë Rivaldo.
“Pas së gjithave, sezoni tjetër do të jetë i madh dhe do të ketë kohë mjaftueshëm për të kompletuar rikuperimin”, ka shtuar braziliani.
Coutinho do të kthehet fillimisht te Barcelona, para vendimit të ardhshëm për të ardhmen e tij.