Rita Ora shpreh mbështetjen e saj për Ukrainën

0
Rita Ora shpreh mbështetjen e saj për Ukrainën
Gjigandi

Një situatë e vështirë po mbizotëron këto ditë në shtetin e Ukrainës, e cila është në rrezik pushtimi nga shteti rus.

Sulmet e së enjtes kanë qenë kryetemë në të gjitha mediat botërore, teksa të përfshirë në frymën e kësaj krize janë edhe fytyrat e shumta publike.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, e cila këto ditë ndodhet në Itali për Javën e Modës në Milano, shprehu mbështetjen e saj për popullin e Ukrainës përmes UNICEF-it.

Ajo ndau me ndjekësit e saj në llogarinë zyrtare në Instagram një fotografi të UNICEF UK, ku bëhej thirrja për t’iu dalë në ndihmë fëmijëve ukrainas të prekur nga kriza e momentit në Ukrainë.

View this post on Instagram

Në përshkrimin e fotografisë së ndarë me 16.1 milionë ndjekësit e saj, interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” shkroi “Ju lutem ndihmoni në linkun në bio”.

“Fëmijët në Ukrainë kanë nevojë për paqe tani”, shkruhej në postimin e shpërndarë nga Rita – prononcim ky që është thënë drejtoresha ekzekutiv e UNICEF-it, Catherine M Russell.

Rita ndodhet në Milano e shoqëruar nga i dashuri i saj, regjisori ndërkombëtar Taika Waititi.

Rita Ora dhe Taika Waititi në Javën e Modës në Milano (Foto: Reuters)

Dyshja kanë së bashku në Los Angeles para se të arrinin në Milano, gjersa më pas do të largohen sërish në Australi, ku Rita do të vazhdojë punën e saj si trajnerë e “The Voice Australia”.

/abc24.al/

Rita Ora në “The Voice Australia” (Foto: Rita Ora/Instagram)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu