Rita Ora mahnit me pozat e reja, paraqitet tërë shkëlqim e veshur në të kuqe

0
Rita Ora mahnit me pozat e reja, paraqitet tërë shkëlqim e veshur në të kuqe
Gjigandi

Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, Rita Ora së fundmi mori pjesë në Javën e Modës në Milano.

Artistja e famshme ishte në qendër të vëmendje teksa u bë pjesë e shfaqjes së markës së njohur “Prada”, ku mori pjesë edhe ylli televiziv, Kim Kardashian.

Por, 31-vjeçarja me prejardhje nga Kosova, ka vazhduar me postimin e imazheve të reja në rrjetet sociale, në të cilat dukej në formë të mrekullueshme dhe tërë shkëlqim.

Foto: Rita Ora/Instagram

RonaTyra

Rita postoi për miliona fansa në Instagram disa imazhe ku shihet e veshur me një kostum dypjesësh me ngjyrë të kuqe, bluzë dhe mini-fund me pjesë të hapura që ekspozonin linjat joshëse të këngëtares.

Krijuesja e hitit “Anywhere” kompletoi dukje me taka të larta me të njëjtë ngjyrë, makijazh të lehtë, ndërsa qëndronte e shtrirë në një divan.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që gjatë qëndrimit të saj në Itali, Rita po shoqërohet nga partneri i saj, regjisori Taika Waitit.

Çifti që u takuan për herë të parë në Australi janë në lidhje prej gati një viti, dhe që nga ajo kohë janë të pandashëm.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ndërkaq, Rita kohëve të fundit ka pozuar për revistën e famshme, “Elle” të edicionit spanjoll, në numrin e ri të muajit mars.

/abc24.al/

Foto: Rita Ora/Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu