Ryan Reynolds dhe Blake Lively do të dhurojnë një milion dollarë për refugjatët ukrainas

0
Ryan Reynolds dhe Blake Lively do të dhurojnë një milion dollarë për refugjatët ukrainas
Gjigandi

Ryan Reynolds dhe Blake Lively kanë dëshmuar edhe një herë bujarinë e tyre të pamasë pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.

Të shtunën (26 shkurt), aktori 45-vjeçar zbuloi se ai dhe gruaja e tij Blake, 34 vjeçe, do të dhurojnë donacione deri në një milion dollarë për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët në mbështetje të refugjatëve ukrainas.

“Në 48 orë, ukrainas të panumërt u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në vendet fqinje”, shkroi Ryan sipër një ripostimi të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët.

Foto: Getty Images

RonaTyra

“Ata kanë nevojë për mbrojtje. Kur të dhuroni, ne do të dhurojmë donacion deri në një milion dollarë, duke krijuar mbështetjen e dyfishtë”, vazhdoi aktori shkrimin.

Në postimi origjinal të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët që aktori ka ripostuar thuhej: “Tani për tani, kriza në Ukrainë po i detyron familjet të largohen nga shtëpitë e tyre. Ju lutemi bëni një donacion sot për të dërguar ndihma shpëtimi për ukrainasit e zhvendosur dhe Ryan Reynolds & Blake Lively do të shtojnë $1-për-$1 deri në një milionë dollarë”.

Blake gjithashtu e ndau njoftimin në faqen e saj në Instagram, duke postuar një foto të një nëne me një fëmijë të veshur me një xhaketë me ngjyra të flamurit ukrainas, blu dhe të verdhë.

In 48 hours, countless Ukrainians were forced to flee their homes to neighboring countries. They need protection. When you donate, we’ll match it up to $1,000,000, creating double the support.⬇️ https://t.co/xCFL1Lptuw https://t.co/CHp48E1KLQ

– Ryan Reynolds (@VancityReynolds) February 26, 2022

Gati 120,000 ukrainas janë larguar nga vendi i tyre pasi Rusia filloi pushtimin e saj të kombit fqinj të enjten (24 shkurt), shkruan DailyMail.

Të shtunën (26 shkurt), Kombet e Bashkuara paralajmëruan se deri në katër milionë njerëz mund të largohen nga Ukraina nëse lufta vazhdon.

Ryan dhe Blake, të cilët u martuan në vitin 2012 dhe janë prindër të tre fëmijëve, edhe më parë dhuruan donacione për njerëzit në nevojë.

View this post on Instagram

Në fillim të këtij muaji, çifti dhuroi një milion dollarë të tjera për Feeding America dhe Food Banks Canada në mes të pandemisë së vazhdueshme COVID-19.

Të dy kishin kontribuar tashmë me 500,000 dollarë secili për organizatat kur filloi pandemia për herë të parë në vitin 2020.

Foto: Bauer Griffin

Shtatorin e kaluar, çifti i dha një milion dollarë Unionit Amerikan të Lirive Civile dhe Fondit të Mbrojtjes Ligjore dhe Arsimit NAACP.

Akte të tjera bujarie nga dyshja përfshijnë dhurimin e 500,000 dollarëve për të ndihmuar të rinjtë e pastrehë në vendlindjen e Ryan, Kanada, dhënien e 40,000 dollarëve për të ndihmuar në përpjekjet për rikuperimin e tërmetit të Haitit dhe kontributin e dy milionë dollarëve për të mbështetur të drejtat e fëmijëve emigrantë. /

abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu