Kim Kardashian dhe Rita Ora ishin ndër personazhet e famshëm që kryesuan në listën e mysafirëve special në shfaqjen e Javës së Modës në Milano të enjten pasdite.
Miliarderja 41 vjeçare, u bashkua me ish-të dashurën e vëllait të saj, Rob Kardashian, shqiptaren Rita Ora në eventin e mbushur me yje dhe duket se të dyja kanë mbetur shoqe të mira, pasi pozuan në një fotografi të përbashkët, shkruan
DailyMail
.
Kim dukej në mënyrë tipike në modë e veshur me një kostum të hirtë frymëzuar nga ish-burri i saj, Kanye, ndërsa kishte edhe një palë nuanca të çuditshme që ishin identike me ato të veshura nga këngëtarja Rita Ora, 31 vjeçe.
Foto: Getty Images
Themeluesja e markës “KKW Beauty” po tregonte mbështetjen e saj për motrën e saj Kendall, 26 vjeçe, e cila ishte një nga modelet në pistën e modës në shfaqjen për prezantimin e koleksionin të ri vjeshtë/dimër të parkës “Prada”.
Kim kishte veshur një kostum të gjelbër, i cili ishte i gjatë deri te qafa në formë rollke.
Foto: Getty Images
Ajo kishte veshur një pallto lëkure në ngjyrë të hirtë sipër këtij kostumi.
Foto: Getty Images
Ndërkohë, interpretuesja e hitit “Anywhere”, e cila dikur ishte në lidhje me vëllain e Kimit, Rob Kardashian në vitin 2012, dukej po aq elegante e veshur me një xhaketë sportive ngjyrë gri të errët, të kombinuara me një palë pantallona të zeza të gjera me një palë këpucë të çuditshme në taka.
Rita Ora dhe Rob Kardashian në vitin 2012
Ylli, e cila mori pjesë në shfaqjen e “Fendi” me të dashurin e saj Taika Waititi, i kishte lidhur flokët e saj bionden ë stilin e një topuzi, ndërsa kishte zgjedhur për aksesorë disa bizhuteri argjendi.
Ish-kunatat morën pjesë në shfaqje në cilësinë e yjeve ndërsa mbërritën në vendngjarje dhe u ndalën për të bërë një fotografi të përbashkët, të cilën e ndanë me ndjekësit e tyre në Instagram.
Foto: Rita Ora/Instagram
“Unë e dua familjen time ‘Prada’, çfarë shfaqje speciale. Faleminderit për frymëzimin dhe mesazhin për të cilin qëndroni”, shkroi Rita Ora në mbishkrimin e fotografisë së publikuar në rrjetin social Instagram.
/abc24.al/
Foto: Getty Images
Foto: Getty Images