Rita Ora bie në sy me puloverin dhe pantallonat e saj gjatë një daljeje në New York

0
Rita Ora bie në sy me puloverin dhe pantallonat e saj gjatë një daljeje në New York
Gjigandi

Rita Ora shfaqi trupin e saj të tonifikuar me veshje të zeza stërvitore ndërsa po shkonte në një palestër në New York të enjten.

Këngëtarja 31 vjeçe, kishte veshur një xhaketë të zezë me zinxhir dhe geta, që theksonin belin e saj të hollë dhe gjymtyrët e saj të gjata ndërsa ecte.

Ndërsa po dilte më vonë gjatë ditës, ajo veshi një pulovër dhe pantallona të zeza dhe të bardha tërheqëse, shkruan

DailyMail

.

RonaTyra

Për udhëtimin e saj në palestër, ajo kishte vënë në kokë një kapele të zezë bejsbolli, ndërsa kishte mbathur atlete blu dhe të bardha.

Ylli e kompletoi dukjen e saj me një palë syze dhe kufje.

Pas stërvitjes së saj, Rita u kthye në hotelin “Bowery” dhe më vonë u pa duke u larguar me veshjen e saj të spikatur.

Këngëtarja dukej e relaksuar teksa ecte me duar në xhepa dhe mbante një kapele ngjyrë vjollce dhe të verdhë.

Ajo e kompletoi pamjen e saj duke mbajtur një palë syze dielli ngjyrë argjendi me thjerrëza të pasqyruara dhe zgjodhi një palë atlete komode të zeza.

Të mërkurën, Rita kishte veshur një xhup të zi me kapuç dhe një palë xhinse të zakonshme blu.

Duke mbajtur larg të ftohtin, ajo u mbështoll me një pallto lëkure të zezë dhe i shtoi dukjes shkëlqim me një palë çizme të zeza.

Flokët e saj bionde ishin të stiluara me kaçurrela të rregullta që i binin mbi supe dhe ajo i fshehu sytë pas një palë syzeve të dielli.

Ylli i muzikës pop zgjodhi të ishte pa grim, duke lejuar që bukuria e saj natyrale të vihej në pah.

Rita ndërkohë po vazhdon të shijojë lidhjen e saj me regjisori nga Zelanda e Re, Taika Waititi.

Duke folur në një intervistë të fundit për The Independent, ajo foli për romancën e saj me Taikan, duke thënë: “Nuk e prisja të gjeja dashurinë në Australi dhe as nuk e kërkoja”.

Ajo shtoi se është e prirur ta mbajë lidhjen e saj jashtë vëmendjes dhe ta ‘mbrojë atë’, përpara se të thotë se ka ndryshuar mënyrën se si shoqërohet tani në sytë e publikut.

“Unë mendoj se duke mbrojtur diçka që ju intereson vërtet, duhet të keni pak ndjenjën e privatësisë. Nuk do ta kisha ditur nëse nuk do të kaloja atë që kam kaluar në të kaluarën”, tha ajo.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu