Ristani: Vendimi i Gjykatës, në bazë të provave

0
Ristani: Vendimi i Gjykatës, në bazë të provave
Gjigandi

Ish-deputeti demokrat Arben Ristani tha se vendimi për njohjen e Kuvendit të “11 Dhjetorit” erdhi pasi u njoh me të gjitha faktet e dokumentuara.

Sipas Ristanit, në Kuvend çdo anëtar përveç kartës së anëtarësisë kishte dhe kartën e identitetit duke mos lënë vend për aludime.

“Kuvendi i 11 Dhjetorit u mblodh siç e dini mbi bazën e një përcaktimi statutor të PD, në rastin kur është nevoja për Kuvendit, i njihet e drejta anëtarësisë.

Mbi këtë bazë Kuvendi u mblodh. Në bazën e statutit u mblodhën mbi normën mbi 4200 firma. Më pas u zhvillua Kuvendi ku çdo anëtar mori kartën e anëtarësisë krahas kartës ë identitetit. 4200 firma të shoqëruara me kartës e anëtarësisë bashkë me kartën e identitetit dhe më pas votimi ku janë mijëra votues që kanë vendosur firmën dhe kartën e identitetit, i gjithë ky dokumentacion është paraqitur në Gjykatë, kjo bëri që Gjykata ta cilësoi të vlershme Kuvendin dhe solli regjistrimin”

, tha Ristani.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu