Pas pak më shumë se tre muajsh rikthehet më në fund futbolli në Itali.
Futbolli italian do të rikthehet me ndeshjen e sotme në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Italisë, ndërmjet Juventusit dhe Milanit.
Për shkak të pandemisë COVID-19, futbolli nuk do të jetë më si më parë, të paktën përkohësisht.
Trajnerët do të kenë mundësi të bëjnë pesë zëvendësime, me maksimumi tri ndërprerje gjatë 90 minutave.
Ndeshja e parë, e zhvilluar në “San Siro”, përfundoi barazim 1-1.
Kuqezinjtë ishin shumë pranë fitores, pas golit të shënuar nga Rebic, por në minutën e parë shtesë CR7 shënoi nga pika e bardhë, duke u dhënë një epërsi jo të vogël bardhezinjve në këtë sfidë të kthimit.
Formacionet e mundshme: