Rikthehet Bundesliga, Lewandowski kërcënon Immobilen

0
Gjigandi

Bundesliga është kampionati i parë elitar europian që nis këtë të shtunë aty ku u ndërpresë para dy muajsh, me ndeshjet e javës së 26-të. Përparësinë e kthimit me shpejt se të tjerët në fushën e gjelbër do të kërkojë ta shfrytëzojë Robert Lewandowski, si një nga pretendentët kryesore për fitimin e Këpucës së Artë në Europë.

Sulmuesi polak i Bayernit deri tani ka shënuar 25 gola, 2 më pak se Ciro Immobile, që kryeson renditjen me 54 pikë (një gol në ligat kryesore europiane e ka koeficientin 2). Mjafton që Leva të realizojë 2 gola për të arritur Immobilen, por sulmuesi italian ka një avantazh tjetër, sigurisht nëse Seria A do të rikthehet, sikurse është parashikuar: 12 javë në dispozicion krahasuar me 9 gjithsej që ka rivali i tij i Bayernit.

Futbollisti i tretë në renditje është Cristiano Ronaldo, që ka shënuar 21 gola në këtë sezon të Serisë A, 6 më pak se Immobile.

Duket jashtë garës për momentin Lionel Messi, që ka grumbulluar deri tani 38 pikë (17 gola), ndjeshëm i distancuar nga treshja e parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu