Rikthehen hetimet, prokurorët rindërtojnë skemën e krimit ku u ekzekutua Pjerin Xhuvani

0
Gjigandi

Prokuroria e Elbasanit është rikthyer në vendin ku u vra më shumë se një vit më parë Pjerin Xhuvani, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Burime për median bëjnë me dije se prokurorët kanë rindërtuar skenën e krimit duke kryer kështu veprime pikërisht në vendin e ngjarjes, të cilin e kanë rrethuar me shirita.

Kush ishte Pjerin Xhuvani?

Ai ka qenë kryetar i LSI-së në këtë qytet. Më pas, ai është arrestuar për korrupsion kur ishte drejtor në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Në korrik, 2016, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vjet burg, që iu konvertua ne 2,5 vjet Shërbim Prove, si edhe heqje e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 3 vjet, pasi u fajësua për “mashtrim”, “shpërdorim të detyrës”, kryer në bashkëpunim” dhe “falsifikim të dokumenteve”. Në vitin 2017, ai ishte pjesë e PDIU-së.

RonaTyra

Ditën e Verës, 2021, ai ishte një nga personat e akuzuar nga Partia Demokratike për përplasjen që ndodhi në këtë qytet mes militantëve të të dy kampeve. Ai u akuzua si militant i PS në atë kohë.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu