Revolucioni dixhital, Ahmetaj: Banka të jetë më pro teknologjisë, frytet do i shohin në 5 vitet e ardhshme

0
13
Gjigandi

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka marrë pjesë këtë të martë në një takim me përfaqësues të sistemit bankar me temë “Dixhitalizimi dhe Cash-i”.

Gjatë fjalës së tij, Ahmetaj tha se sistemi bankar duhet të jetë më pro teknologjisë, kjo pasi sipas tij reforma e fiskalizimit do t’i japë frytet e saj në 4-5 vitet e ardhshme kur ekonomia e Shqipërisë të mos jetë më e varur nga cash-i.

“Duhet ta ndiqni qeverinë në dixhitalizim. Nëse ju thoni se keni investuar 75 mln euro në dixhitalizim, e dini se sa ka investuar qeveria, s’ua them se do ju vijë zor. Disa herë më shumë ka investuar qeveria. Qeveria ka një milion halle më shumë. 75 mln si bie as 17 mln në vit. Qeveria ka bërë hapa të pakrahasuara në dekada. Praktikisht sot në Shqipërinë e 4 viteve të fundit në pjesën e shërbimeve publike ka realisht një revolucion dixhital. Sot 95% e shërbimeve publike janë të dixhitalizuara.

Përsa i përket cash-it në ekonomi kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm si fiskalizimi që është reformë në vetvete që ka për tu kthyer në kulturë në 4-5 vite se si sillet në treg sipërmarrja dhe do ketë konsekuencë pozitive të formalizimit dhe reduktimit të cash-it në ekonomi. Praktikisht sistemi bankar dhe autoriteti monetar në sfidat që kemi kaluar ka qenë fantastik. Autoriteti fiskal ka lehtësuar politikat e qeverisë në fatkeqësitë që na kanë rënë”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu