350 kg “kokainë” në banesë, detaji i veçantë i bën “gropën” bashkëpunëtorit të Altin Drimadhës, dyshohet se…

0
Gjigandi

Altin Drimadha, një i shumëkërkuar në të gjithë botën për trafik drogë, ka mundur të shpëtojë sërish nga prangat. Mësohet se policia e Brazilit ka zhvilluar në aksion së fundmi për kapjen e tij në bashkëpunim me agjentët e DEA-s amerikane, por mesa duket shqiptari ka nuhatur gjithçka dhe është arratisur.  Departamenti i Inteligjencës vetëm së fundi arriti që të identifikonte një banesë që përdorej nga shqiptari.  Ajo ndodhej në Sao Paulo të Brazilit dhe ruhej nga bandat lokale të favelave.

Më 7 Qershor, autoritetet arritën të identifikonin vendin.

25 oficerë policie bastisën shtëpinë në fjalë. Ata arrestuan dy persona që ruanin ndërtesën të cilët ishin të armatosur, ndërsa në banesë i gjetën shqiptarit plot 350 kilogramë kokainë të pastër, të paketuar dhe ambalazhuar në mënyrë luksoze me markën Louis Vuitton, ashtu sikurse edhe 230 mijë dollarë kesh. Droga, sipas mediave vendase kishin destinacion Antëerp, Belgjikë.

Nga të dhënat rezulton se një tjetër shqiptar është i përfshirë në këtë rrjet të madh të trafikut të kokainës. Përveç brazilianëve që e ruanin, mësohet se Drimadha kishte krah të djathtë pikërisht këtë shqiptar.

Ai besohet se koordinon gjerësisht operacionet dhe ka një të kaluar kriminale veçanërisht në Australi që mund të kontribuojë në zbulimin e të dhënave të tjera. Shqiptari i dytë në kërkim mësohet se bën pjesë në bandën e motorëve të Adelajdës dhe sipas hetuesve është “një thesar i fshehur” për dosjen që kanë. Në mediat e huaja raportohet se shqiptari mik i Drimadhës është zbuluar nga një tatuazh i veçantë që kishte.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu