Rihanna shkëlqen me stilin unik në Javën e Modës në Milano, vë në fokus barkun e rrumbullakosur

0
Rihanna shkëlqen me stilin unik në Javën e Modës në Milano, vë në fokus barkun e rrumbullakosur
Gjigandi

Rihanna ka sjell stilin e saj të lehonisë “Savage” në Javën e Modës në Milano.

Ylli shtatzënë i popit, 34 vjeç, ishte e ftuara e nderit në shfaqjen e vjeshtës 2022 të “Gucci” të premten (25 shkurt), e cila u pa e veshur me një bluzë latex dhe dantelle që tregonte barkun e saj të rrumbullakosur.

Ajo e kompletoi bluzën me pantallona të zi, me stampa dragoi dhe një pallto me pupla ngjyrë vjollce, duke shtuar shkëlqimin me një mbulesë në kokë prej metali të rëndë dhe disa varëse.

Foto: Rihanna/Backgrid

RonaTyra

Grimi i syve ngjyrë jargavan (për t’u përshtatur me atë xhaketë) dhe një buzëkuq i kuq i hollë përfunduan pamjen e themelueses së “Fenty Beauty”.

Rihannas iu bashkua i dashuri ASAP Rocky, 33 vjeç, i cili u pa me veshjen e tij tërësisht të zezë me doreza skijimi dhe një valixhe Gucci të mbuluar me logo.

Foto: BackGrid

Krijuesja e hitit “We Found Love” nuk ka treguar asnjë shenjë që po planifikon të ndryshojë stilin e saj ekspozues të veshjes gjatë shtatzënisë.

Ajo ka folur për qasjen e saj jokonvencionale ndaj veshjes së lehonisë në intervistat e fundit.

“Tani për tani jam me të vërtetë duke nxitur idenë e veshjeve joshëse. Kur gratë mbeten shtatzënë, shoqëria ka tendencë ta bëjë të ndihet sikur fshihesh, fsheh dukjen joshëse dhe se nuk je seksi tani”, ka deklaruar Rihanna.

“Po provoj gjëra që mund të mos kisha pasur as vetëbesimin t’i provoja para se të mbetem shtatzënë. Sa më me rripa, sa më të hollë dhe sa më shumë prerje, aq më mirë për mua”, shtoi këngëtarja.

Ajo vazhdoi duke thënë se shpreson që linja e saj e të brendshmeve Savage x Fenty t’i lejojë të gjithë klientët e saj të ndihen seksi, duke zbuluar se ishte e rëndësishme për të që askush të mos ndihej i përjashtuar.

Foto: SplashNews

Rihanna njoftoi muajin e kaluar se është në pritje të fëmijës së saj të pare me reperin ASAP Rocky.

/abc24.al/

Rihanna at the Gucci show during Milan Fashion Week 😍 pic.twitter.com/UYMR4vheUR

– ℛ (@rihnavvy) February 25, 2022

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu