Riatdhesohen 110 shqiptarë që kërkuan azil në Francë

0
Gjigandi

Mesditen e sotme janë riatdhesuar 110 shtetas shqiptarë të cilët kanë kërkuar azil në Francë.

Policia bën thirrje shtetasve shqiptarë që të mos bëjnë aplikime për azil që ndodhen në zonën Schengen, pasi kërkesa e tyre nuk do të aprovohet pasi Shqipëria konsiderohet një vend i sigurtë.

Rinas

Vijojnë operacionet e riatdhesimit dhe të kthimit vullnetar të shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së.

RonaTyra

Mbasditen e somte, në Rinas, u riatdhesuan nga Metz, Francë, me charter, 110 shtetas shqiptarë, me qëndrim të paligjshëm në Francë dhe në zonën Schengen, të cilët u kthyen vullnetarisht.

Operacionet e riatdhesimit u realizuan në bashkëpunim me Frontex-in dhe Zyrën Franceze për Emigracionin.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në një nga vendet e zonës Schengen, që të mos bëjnë asnjë përpjekje për të aplikuar për azil dhe të mos bëjnë asnjë shpenzim duke paguar ata që duan të përfitojnë duke i mashtruar se do t’u sigurojnë azil, pasi rezultati në të dyja rastet do të jetë negativ.

Shqipëria është një vend i sigurt dhe shanset për të marrë azil janë zero.
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët, do vijojë operacionet e riatdhesimit dhe do forcojë masat duke shtuar patrullimet në kufirin jeshil.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu