Rezoluta për gjenocidin e Serbenicës, Balla: Më 7 korrik nderojmë viktimat, të ftuar edhe përfaqësues të Bosnje-Hercegovinës

0
Gjigandi

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me seancën e kërkuar nga opozita për të nderuar viktimat e genocidit në Srebrenicë.

Balla në Kuvend tha se do të jetë pikërisht data 7 korrik ku do të bëhet nderrimi i duhur, por edhe kur Kuvendi do të marrë një qëndrim.

“Kam kërkuar që të behet me 7 korrik ku natyrshëm kryetarët e grupeve parlamentare të mbajne fjalët e rastit dhe të dokumentohet. Përmes kësaj rezolute do të zgjidhen rastet e pandëshkuara per këtë genocid dhe i kam kërkuar kryetarës së opozitës së jashtme, të thërrasim zyrtarë të Bosnje Hercegovinës apo familjarë të viktimave nga ky genocid. Kështu do përkujtojmë e do nderohen këto viktima dhe Kuvendi do marrë qëndrimin përkatës. Alibeaj besoj se ka dhe dakortësinë e grupit parlamentar. Për një komision hetimor besoj se ka dakortësi dhe të hënën do e shqyrtojm”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu