Nuk ju pranuan kërkesat, Alibeaj akuzë mazhorancës: Ka shkelje flagrante të rregullores

0
Gjigandi

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka shprehur në Kuvend se dy kërkesa të opozitës nuk janë pranuar, si dhe janë ridepozituar në lidhje me ngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjke.

Alibeaj tha se Kuvendu është shkelur në mënyrë flagrante rregullorja, pasi sipas tij nuk janë përfshirë në rendin e ditës.

“Bëhet fjalë për ngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjike. Ishte çudi se përse nuk është përfshirë në mbledhjen e djeshme të Konferencës së Kryetarëve. Me shpresën që konferenca të mblidhet sërish. E dyta ka të bëjë me kërkesën për rezolutën për mocion me debat për gjenocidin në Kosovë.

Është një kërkesë të cilën e kemi depozituar sipas të gjitha rregullave, arsyeja që s’kishte shpjegim është fakti që neni 98 përcakton që në mbledhje më të parë të përfshihet në rendin e ditës dhe të mblidhet konferenca. Nuk është mbledhur sipas afatit. Edhe dje nuk e përfshitë në rendin e ditës. Besoj që kjo është një shkelje flagrante e rregullores. Këto ishin shkaqet për të cilat nuk ramë dakord”, tha ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu