Siguria rrugore/ Kamera dhe sistem-radari, 10 makina të tjera inteligjente mbërrijnë sot në Shqipëri

0
41
Gjigandi

10 makina të tjera inteligjente kanë mbërritur në Shqipëri, ku në foku do të jetë kontrolli i sigurisë rrugore dhe për të kapur shoferët problematikë.

Lajmi është konfirmuar nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.

“Janë makina super-inteligjente dhe ky është një hap tjetër kundër modernizimit të sigurisë rrugore”, shkruan ai.

Statusi i Plotë:

Siguria rrugore në fokus🚔

10 makina të reja inteligjente i shtohen flotës së Policisë së Shtetit përmes projektit të ARRSH dhe Bankës Botërore për rritjen e sigurisë rrugore. Makinat janë të pajisura me kamera dhe sistem- radarin për monitorimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që thyejnë rregullat e qarkullimit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu